Postuar: Qershor 7, 2023 | 18:04
Mançester Junajtid përgatitet për transferime, goditja e parë në merkato i vonohet nga… ushtria
Mançester Junajtid është shumë pranë goditjes së parë në merkaton e verës, pasi “djajtë e kuq” kanë arritur akordin për transferimin e mbrojtësit Kim Min-jae, i cili fitoi titullin kampion me Napolin në Itali.
Mbrojtësi nga Korea e Jugut është rikthyer në vendin e tij të lindjes për të kryer detyrimin ushtarak. Ligji i vendit i detyron të gjithë të rinjtë e moshës nga 18 deri në 28 vjeç që të bëjnë 21 muaj shërbim ushtarak dhe në këtë mënyrë, mbrojtësi duhet që të përfundojë herë pas here shërbimin e tij për të mos u dënuar.
Kim do të jetë 3 javë në shërbim e më pas do të rinisë sërish stërvitjen, teksa pritet që menjëherë pasi të rikthehet në futboll, të transferohet në Angli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"