Mandela spikat në stërvitje, Dinamo ka gjetur një “yll”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 22:08

Mandela spikat në stërvitje, Dinamo ka gjetur një “yll”

Dinamo mbyll sot javën e parë stërvitore, që më së shumti ka pasur karakter seleksionues.mandelaJanë të shumtë lojtarët që kanë ardhur për t’u provuar nga stafi teknik i bluve për një periudhë të caktuar kohe, në pritje të përforcimeve të tjera të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Nga të huajt që janë stërvitur këto ditë në Arbanë nuk është se drejtuesit e Dinamos kanë marrë sinjale bindëse. Po ashtu edhe nga që kanë ardhur nga skuadrat vendëse.

MANDELA – Ai që ka rrëmbyer skenën te blutë është sulmuesi Peter Itodo Mandela, apo Mandela, siç e njohin dhe e thërrasin të gjithë. Nigeriani 21-vjeçar duket se është një “bingo” e kryeqytetasve në merkato. Ai vjen nga Luzi, ku sezonin e fundit u shpall golashënuesi më i mirë. Drejtuesit e Dinamos fituan konkurrencën me klubet e tjera dhe arritën marrëveshjen me sulmuesin e ri, që këto ditë do të prezantohet edhe si blerja e radhës te Dinamo, pas Bruno Ditës, Aldo Teqjas dhe Eridon Qardakut. Me atë që ka treguar në fushën e stërvitjes këto ditë, Mandela duket vërtet një vlerë për blutë, por aftësitë e tij do të duken më mirë në ndeshjet zyrtare. Nigeriani është një lojtar, që mund të sjellë kualitet, por edhe të ardhura në të ardhmen për klubin kryeqytetas.

DENISON – Braziliani Denison, pas dy sezoneve e gjysmë me Dinamon, është transferuar në Korenë e Jugut, te ekipi Çungnam Asan. Sulmuesit i kishte përfunduar kontrata me blutë dhe ikën si lojtar i lirë.

F.RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"