Marjan Lleshaj: Trajneri çështje ditësh, Hima kandidatura e parë e Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2024 | 19:51

Marjan Lleshaj: Trajneri çështje ditësh, Hima kandidatura e parë e Burrelit

Formatimi i skuadrës matjane për edicionin e ri futbollstik do të nisë nga pankina. Sipas sekretarit të klubit, Marjan Lleshaj, çështja e trajnerit do të marrë fund për pak ditë. Fillimisht, drejtuesit do të bisedojnë me trajnerin aktual, Klevis Hima, dhe palët do të parashtrojnë kërkesat respektive.

lleshaj burreli

“Këto ditë do të ulem të diskutoj me trajnerin aktual Klevis Hima. Nëse dakordësohemi për vazhdimësinë e punës, më pas do të diskutohet në detaje formatimi i skuadrës për sezonin e ri”, tha për “Panorama Sport” sekretari i klubit matjan, Marjan Lleshaj, njëkohësisht edhe në cilësinë e administratorit të klubit. Ditë më parë, Lleshaj, edhe pse me ndonjë luhatje në ecuri në sezonin e fundit, vlerësoi me nota pozitive punën e trajnerit laçian. Duke marrë shkas nga vlerësimi i kreut të klubit, kandidatura e Klevis Himës për të qenë pjesë e Burrelit edhe sezonin e ri, mbetet në fuqi. Trajneri Klevis Hima e mori drejtimin e skuadrës më 17 nëntor të vitit të kaluar. Ndeshja e parë e tij ka qenë ajo ndaj Bylisit në “Liri Ballabani”, fituar nga ballshiotët me rezultatin 2- 1, me gola të Dedgjonaj në të 4-ën dhe më pas erdhi përmbysja e ballshiotëve me golat e Peralta në të 13-ën dhe Emini në minutën e 21-të.

Në 22 ndeshje në kampionat, nën drejtimin tij Burreli grumbulloj 30 pikë (9 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje), me golaverazh 28-43, duke u renditur në vendin e tetë në klasifikim. Tri fitoret e fundit bënë që Burreli t’i shpëtojë rënies pa pasur nevojën për ndeshje shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"