Marku, i karikuar: Teutës do t’ia shpërblej me të gjitha energjitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 19:23

Marku, i karikuar: Teutës do t’ia shpërblej me të gjitha energjitë

Antonio Marku, i zyrtarizuar së fundmi te Teuta, duket tepër i lumtur dhe i karikuar për aventurën e tij me durrsakët. Mbrojtësi shkodran, i cili pritet të sjellë eksperiencë në ekipin bregdetar, ka thënë edhe fjalët e para për “Panorama Sport” si lojtar i Teutës, duke falënderuar drejtuesit për besimin që i kanë dhënë:

Antonio Marku

“Jam shumë i lumtur që nis rrugëtimin tim si lojtar i Teutës. Jam i motivuar dhe i gatshëm të luftoj në të gjitha frontet me këtë klub të madh. Falënderoj të gjithë njerëzit te Teuta, të ciklet më bënë të ndihem si në shtëpinë time që në minutën e parë”, shprehet 32-vjeçari, i cili me tej thekson se është pritur mjaft mirë: “Kam gjetur një ambient fantastik. Më kanë pritur shumë mirë dhe që në momentin kur ramë dakord për gjithçka që të kaloja te Teuta. U ndjeva menjëherë shumë mirë dhe i vlerësuar.

Pra, të gjithë më kanë pritur me shumë gëzim. Ndihem shumë i vlerësuar nga drejtuesit dhe nga të gjithë në klub. Falënderoj presidentin dhe tranjerin Martini, i cili nuk dyshoi për asnjë moment tek unë dhe më afroi në ekip. Do të kontribuoj për Teutën, për të arritur objektivat që ka klubi në Superiore”. Ndërsa i pyetur për objektivat Marku shprehet kështu: “Synimet janë të jap maksimumin, duke zbatuar me përpikëri detyrat e trajnerit e stafit drejtues, si dhe të luaj sa më shumë që të kontribuoj për ekipin. Besimin që më kanë dhënë do mundohem t’ua shpërblej me të gjithë energjitë e mia”, përfundon mbrojtësi shkodran, Antonio Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"