Marota: Interi është gati për sezonin, Lautaro e Çalhanoglu na bëjnë krenarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 20:49

Marota: Interi është gati për sezonin, Lautaro e Çalhanoglu na bëjnë krenarë

Presidenti i Interit, Bepe Marota, foli për merkaton e radhës Interit, mes të ardhurave të përcaktuara, transfertave jo më të nevojshme dhe mundësive për t’u kapur. Të gjitha për një Inter që falë punës së Ausilio dhe Baçin “me ardhjet e Taremit dhe Zielinski ekipi është gati dhe konkurrues”.

MAROTArto

I pyetur se çfarë duhet të presin tifozët nga merkato, ai shpjegoi: “ Asgjë e veçantë: vepruam shumë shpejt për disa afrime falas. Tani duhet të përcaktojmë disa pozicione hyrëse, atë të portierit, që duhet të jetë Martinez, pas së cilës skuadra është gati për të nisur sezonin”. Por a është ende e arsyeshme të pritet diçka tjetër në dy muajt e ardhshëm? “Gjëja e bukur në botën e futbollit është pa parashikueshmëria: diçka mund të ndodhë gjithmonë, por unë nuk mendoj kështu.

Ne kemi një pronësi të fortë si “Oaktree”, nuk kemi ndonjë nevojë të veçantë. Kur flas për paparashikueshmërinë jam duke folur gjithashtu për të ardhurat, jo vetëm për daljet”. Në hyrje, pra, një rrugë që mund të zhbllokohet është ajo që të çon në Gudmundsson: “Të gjithë e dimë që Gudmunson është një lojtar i mirë, por sulmi ynë është në rregull. Me Xhenoan kemi vetëm negociatat për portierin”. Megjithatë, prezenca e dy shtyllave si Calhanoglu dhe Lautaro është e sigurt.

Të paktën kështu premton presidenti i cili mbylli fjalën e tij duke thënë se: “Të them të drejtën, asnjëherë asnjë dyshim, nuk kemi marrë asnjë kërkesë, por deklarata e Çalhanoglu është e mirëpritur, na bën krenarë që forcon ndjenjën e përkatësisë. Lautaro është në anën tjetër të botës dhe nuk mund të nënshkruajë rinovimin, por ne do ta bëjmë atë brenda disa ditësh, nuk po them që ne jemi krenarë për këtë operacion”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"