Marseja, sulm serioz për Manuel Lokatelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 21:45

Marseja, sulm serioz për Manuel Lokatelin

Olimpiku i Marsejës pritet që të italianizohet edhe më shumë, pas mbërritjes në stol të trajnerit Roberto De Zerbi.

lokateli

Ky i fundit, pasi i dha fund aventurës angleze, ka vendosur të testojë veten në Ligën 1 franceze, duke qenë se marsejezët duan që të ringrejnë skuadrën në nivele të larta dhe për të luftuar sa më shpejt për titull, ndonëse për këtë nevojitet një ristrukturim total. Dhe dëshira e parë e De Zerbit është një juventin, Manuel Lokateli.

Lojtari që nuk është rritur kurrë në nivelet e pritura në Torino mund të largohet, por për kartonin e tij nevojiten të paktën 20 milionë euro. Gjithsesi, nëse bindet Lokateli, mund të ketë edhe një akord për huazim më te drejtë blerjeje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"