“Matëm portat, njëra ishte më e ulët”, Torpedo Kutaisi denoncon ”keqtrajtimin” nga Tirana: Pritnim gjithçka prej tyre, nuk na lanë të stërvitemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 18:55

“Matëm portat, njëra ishte më e ulët”, Torpedo Kutaisi denoncon ”keqtrajtimin” nga Tirana: Pritnim gjithçka prej tyre, nuk na lanë të stërvitemi

Torpedo Kutaisi fitoi 1-0 ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Konferencës ndaj Tiranës në “Elbasan Arena” në natën e të enjtes. Por pas sfidës, përtej gëzimit për kualifikimin, gjeorgjianët kanë denoncuar ”keqtrajtimin” që u është bërë nga bardheblutë si organizatorë të ndeshjes, gjë për të cilën kanë bërë edhe ankimim në UEFA.

torpedo

Përgjegjësi i zyrës për mediat të klubit gjeorgjian, Edo Badalashvili, ka folur për mediat në vendlindje duke treguar versionin e tij të ngjarjeve.

“Ne mbërritëm këtu një ditë më parë në mëngjes. Skuadra duhej të stërvitej, por klubi vendas si organizator nuk na gjeti dot një fushë të përshtatshme stërvitore. Ndaj ekipi nuk u stërvit para ndeshjes. Nuk kishte as konferencë për shtyp para ndeshjes.

Në dhomat e zhveshjes ishte tmerrësisht nxehtë, nuk kishte asgjë para ndeshjes.

Ne pastaj matëm të dy portat, pasi ne pritnim gjithçka prej tyre. Doli që një nga portat ishte më e vogël se sa ajo standarte. Ne deshëm ta ndërpritnim ndeshjen, por djemtë folën me njëri-tjetrin dhe thanë “jo, do të luajmë; pavarësisht gjithçkaje””, tha ai për mediat gjeorgjiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"