Matondo rekordmen, Partizani u rrit vlerën 16 lojtarëve/ Ja tabela e plotë
Të bëhesh pjesë e Partizanit, veçanërisht për një lojtar në moshë të re, është një mundësi për të përparuar në karrierë. Në skuadër të kuqtë kanë shumë të rinj, por edhe lojtarë në moshë të pjekur tashmë, që me aktivizimin e tyre kanë bërë shumë mirë me fanellën e kuqe dhe i kanë rritur vlerën vetes.
Duke u bazuar te “Transfermarkt”, mund të themi se Partizani është një klub, ku mund të rritesh dhe të fitosh interesin e klubeve më të mëdha. Plot 16 lojtarë, që janë nën kontratë me Partizanin, kanë pësuar rritje në vlerën e tyre në merkato që nga dita e debutimit. Siç duket në tabelën e mëposhtme, shumë lojtarë të rinj dhe jo vetëm kanë pësuar një rritje të madhe të vlerës. Rekordin e mban Matondo, i cili fatkeqësisht nuk është pjesë e skuadrës, megjithëse nën kontratë.
Ai nuk vlerësohej fare nga “Transfermarkt” para se të vinte te “demat”, por tani është lojtari më i shtrenjtë i Kategorisë Superiore, së bashku me Florent Hasanin e Tiranës. Rritje të çmimit kanë pësuar edhe Cara, Hadroj, Rrapaj e Buxhelaj, që gjithashtu kanë shkëlqyer. Ndërkohë, ulje çmimi kanë pësuar Mensah dhe Atanaskoski, me këtë të fundit, që po fiton terren në këto muaj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"