“Mbape unik, Deshamps i vendosur”, analiza e Duros në “Euro 24”: Francë-Belgjikë ka një favorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 21:00

“Mbape unik, Deshamps i vendosur”, analiza e Duros në “Euro 24”: Francë-Belgjikë ka një favorit

Euro 2024 mbyll sonte fazën e grupeve. Ekipet e mëdha janë kualifikuar për në  fazën tjetër, por bie në sy fakti se mungon shkëlqimi nga kombëtare si Anglia, Franca dhe Belgjika. Për të diskutuar rreth temave më të rëndësishme në Europian, ishte i ftuar në “Euro 24” në News 24, trajneri i njohur, Shpëtim Duro.

duro

“Franca- Deshamps ka besim te disa lojtarë. Zhiru nuk është më në formacion, Griezmnn nuk është më i dikurshmi. Ai ka ndarë mendjen që të vijojë me këtë formacion. Pati problem Mbape, Franca ka potencial dhe është e rrezikshme.

Franca ka alternativa, Dembele shpeshherë ndihmon skuadrën, e ndonjëherë prish lojën e skuadrës.  Mbappe bën diferencën.

Francë-Belgjikë – Franca favorite!” – tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"