Mbeten vetëm vizitat mjekësore dhe firma, Keidi Bare prezantohet nesër në klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 17:46

Mbeten vetëm vizitat mjekësore dhe firma, Keidi Bare prezantohet nesër në klubin e ri

Keidi Bare do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, ndonëse gjatë javëve të fundit kishte marrë oferta edhe nga kampionate të tjera. Mesfushori shqiptar do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe do të prezantohet te klubi i Real Zaragozës.

keidi bare

Klubi i La Liga 2 ka insistuar prej javësh për të afruar Baren, duke e vlerësuar si një lojtar që mund të bëjë shumë mirë në rolin e titullarit të mesfushës së ekipit që ka synime të rikthehet në elitë. Palët ishin që në fillim parimisht dakord për një marrëveshje trevjeçare me të drejtën e zgjatjes edhe një tjetër muaj.

Diskutimet që kishin mbetur për t’u zgjidhur ishin ato të rrogës së futbollistit, që do të jetë me rritje sezon pas sezoni në bazë të kontributit të tij dhe të objektivave të ndryshëm të arritura. Marrëveshja është arritur gjatë ditës së sotme dhe e përditshmja spanjolle “AS” ka bërë të ditur se pritet që nesër Bare të kryejë vizitat mjekësore me Real Zaragozën dhe të prezantohet te klubi i ri.

Kështu, Bare do të jetë që para fundjavës pjesë e grupit që niset të dielën për një fazë përgatitore ku do të luajë miqësore me Getafen dhe Elçen në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"