Mbledhja e Këshillit Bashkiak, hapet drita jeshile për privatizimin e skuadrës së Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 18:11

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, hapet drita jeshile për privatizimin e skuadrës së Lushnjës

Gjatë mesditës së sotme është zhvilluar mbledhja e Asamblesë së Aksionerëve të sh.a. “KF Lushnja 1930” me rend dite, për dhënien e pëlqimit dhe fillimin e procedurave për përgatitjet e “Raportit të vlerësimit për përcaktimin e vlerës nga ekspert kontabël i licencuar, për privatizimin e shoqërisë”.

KESHILLI LUSHNJE

Klubi i futbollit të Lushnjës është në pronësi të bashkisë dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me emrin “KF Lushnja 1930”. Klubi është shoqëri aksionare me 100% kapitale të Bashkisë Lushnjë. Shoqëria “KF Lushnja 1930” sh.a është themeluar me një kapital aksionar prej 3 500 000 lekë, me posedues 100% Bashkinë Lushnjë. Një rend dite që është miratuar nga të gjithë këshilltarët pa përjashtim. Këshilltarët, që janë edhe në rolin e aksionerit janë dakordësuar me propozimin që të miratohet dhënia e pëlqimit dhe fillimin e procedurave për përgatitjen e “Raportit të vlerësimit, për përcaktimin e vlerës nga ekspert kontabël i licencuar për privatizimin e shoqërisë “KF Lushnja 1930” sh.a. Ata kanë miratuar propozimin që të përzgjidhet ekspert kontabël i licencuar sipas procedurave ligjore, pasi kryetarja e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa o është drejtuar këshilltarëve: “A jeni dakord apo jo me këtë propozim, dhe patjetër që ai person që do ta marrë duhet të gjejë një biznes serioz dhe ta bëjë Lushnjën të shkojë atje ku duam të gjithë bashkërisht”. Askush nuk ishte kundër, madje nuk pati asnjë abstenim.

Kryebashkiakja Sefa

Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku është trajtuar hapja e procedurave të privatizimit të klubit të futbollit të Lushnjës, ka reaguar edhe Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa. Përmes një postimi në profilin e saj kryebasjkiakja Sefa shkruan:

“Ashtu sikurse kishim deklaruar, morëm pëlqimin e shumicës së Këshilltarëve për fillimin e procedurave për përgatitjen e “Raportit të vlerësimit për përcaktimin e vlerës nga ekspertë kontabël i licencuar për privatizimin e Shoqërisë Aksionere ‘K.F. Lushnja 1930’. Duke pranuar të gjithë ndjeshmërinë që ka futbolli në Lushnjë, e duke garantuar se jam përpjekur me “mish e me shpirt” t’i ofroj ekipit mbështetje të pakushtëzuar, e cila nuk është përkthyer në rezultatet e dëshiruara, garantoj opinionin sportiv se jemi të angazhuar të vlerësojmë me seriozitet çdo hap të nevojshëm që i bën mirë ekipit, përfshirë derën e hapur për ata që kanë një projekt serioz dhe të qëndrueshëm për futbollin e Lushnjës”.

SEFA

ALBAN ALUSHI-PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"