“Mbrëmje historike”, trajneri De la Fuente: Jam plotësisht i bindur që e fitojmë Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 22:35

“Mbrëmje historike”, trajneri De la Fuente: Jam plotësisht i bindur që e fitojmë Europianin

Luis De la Fuente në “qiellin e shtatë”. Spanja e tij arriti të eliminonte Gjermaninë pritëse, pas golit të Merinos në minutën e 119-të, teksa tashmë iberikët janë shndërruar në kandidatë potencialë për t’i shkuar deri në fund Europianit. Pas ndeshjes trajneri i Spanjës, u shpreh tepër i lumtur për suksesin e arritur, teksa beson te triumfi

DE LA FUENTE

Ta vlerësojmë këtë arritje dhe të shijojmë momentin. Do ta shohim se si do të rikuperohemi fizikisht për gjysmëfinalen. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të jenë gati. Drejtoj një skuadër të jashtëzakonshme.  

Për mua është krenari që drejtoj lojtarë të tillë. I njoh prej vitesh shumë prej tyre. Ata janë mësuar të luajnë në nivele të larta dhe janë gati ta fitojnë Europianin. 

Sigurisht, ka vend për përmirësim. Por nuk mund të dyshojmë për asnjë moment për krenarinë, cilësitë dhe përkushtimin e lojtarëve. 

Kjo është një mbrëmje historike. Jam krenar që përfaqësoj vendin tim. Se sa larg do të shkojmë, kjo mbetet për t’u parë, por jam plotësisht i bindur që mund të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë trofeun”, deklaroi De la Fuente.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"