”Mbreti i Kupave” fitoi trofeun e radhës, Inzagi: Kampionat dhe Champions, duam të luajmë për gjithçka
Simone Inzagi është konfirmuar si “Mbreti i Kupave”, pasi vazhdon të sigurojë trofe të rëndësishëm në garat me eliminim direkt. Suksesi këtë radhë ndaj FIorentinës në Kupën e Italisë, ka qenë një ogur i mirë para asaj që është finalja e rëndësishme, në Ligën e Kampioneve.
“Jam i lumtur. Deshëm të rikonfirmonim fitoren e Kupës të edicionit të kaluar. Djemtë u treguan të aftë dhe FIorentina na vuri shumë në vështirësi.
Gabuam qasjen, që zakonisht nuk e gabojmë. Por djemtë pastaj qëndruan në ndeshje, bënë dy gola, kemi mposhtu një kundërshtar me vlera.
Ku mund të arrijë kjo skuadër? Duam të luajmë për gjithçka, më parë të mbarojmë me kampionatin dhe pastaj Stambolli. Një sezon shumë i madh”, tha trajneri i Interit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"