Mbrojtësi Dedgjonaj rinovon edhe për një vit me Burrelin, priten afrime të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 13:32

Mbrojtësi Dedgjonaj rinovon edhe për një vit me Burrelin, priten afrime të tjera

Burreli është i vendosur për të ndërtuar një ekip konkurrues, kështu që krahas përforcimeve të reja, drejtuesit po vijojnë edhe procesin e rinovimeve.

dedgjonaj burreli

Qendërmbrojtësi laçian, Aleks Dedgjonaj, ka vendosur që edhe për një vit të jetë pjesë e Burrelit, duke i dhënë mundësi vetes që të luaj sezonin e gjashtë me matjanët. “Jam shumë i kënaqur që edhe këtë sezon do të jem pjesë e skuadrës së Burrelit. Duke qenë se jam prej disa vitesh pjesë e këtij ekipi, ndihem si në shtëpinë time”, u shpreh shkurtimisht Dedgjonaj për “Panorama Sport” pas rinovimit të kontratës. Në edicionin e fundit, ai ka qenë stabël në formacionin bazë dhe ka treguar paraqitje pozitive.

Në 28 ndeshjet e zhvilluar në sezonin e kaluar, Dedgjonaj ka shënuar edhe tre gola. Ditë më parë Burreli është dakordësuar edhe me katër futbollistë të tjerë, që vijnë si përforcime. Silvester Shkalla, Kristi Jaku, Klejdi Paloka dhe Eron Brajshori kanë nënshkruar me Burrelin. Ndërkohë, drejtuesit po punojnë që të ofrojnë edhe  disa futbollistë të tjerë, për të konsoliduar grupin.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"