Mbrojtësi Fidan Aliti, risia e listës kuqezi
Luan në një skuadër me Jahmir Hykën dhe është evidentuar nga trajneri Xhani De Biazi. Edhe pse dje italiani nuk foli për mbrojtësin Fidan Aliti, ky i fundit është risia në listën e të grumbulluarve për tri ndeshjet e radhës miqësore të Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për një 20- vjeçar me nënshtetësi shqiptare, i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe që ka luajtur për të rinjtë e Bazelit. Për herë të parë mbrojtësi i majtë ka firmosur gjatë këtij viti një kontratë si profesionist me Luzernin, klubin e Superligës zvicerane. Aliti ka bërë debutimin e tij gjatë këtij sezoni, duke u aktivizuar në tetë ndeshje. Kjo është hera e parë që Aliti merr një ftesë nga Kombëtarja, ndërkohë që interesant është fakti se lojtari u grumbullua direkt me Kombëtaren A, pa kaluar më parë te ajo U-21, që drejtohet nga Skënder Gega.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"