Mbrojtësi i Spanjës: Goli i pësuar nga Gjermania në 89-ën na vuri në panik, por lojtarët e stolit i dhanë drejtim sfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 13:04

Mbrojtësi i Spanjës: Goli i pësuar nga Gjermania në 89-ën na vuri në panik, por lojtarët e stolit i dhanë drejtim sfidës

Spanja ka mundur Gjermaninë 2-1 dhe ka siguruar një vend për në gjysmëfinalet e “Euro 2024”-ës.

laporte

Por jo gjithçka ka qenë e lehtë si herët e tjera për “La Roja”-n. Këtë e ka theksuar mbrojtësi Ajmerik Laporte pas takimit, duke theksuar se momenti më delikat ishte pësimi i golit në minutën e 89-të që rrezikoi të kthente botën përmbys për ekipin e De la Fuentes.

“Goli i pësuar në minutën e 89-të na tronditi shumë. Rrezikuam jo pak të humbisnim mendjen. Por gjëja e mirë është se ne ditëm të luanim mjaft mirë në kohën shtesë, veçanërisht në të dytën. Duhet të përgëzojmë lojtarët e ardhur nga stoli që i dhanë drejtim ndeshjen. Kishim nevojë për freski. Jemi të lumtur, tani të shohim përpara”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"