Mbyll fazën dhe nis pushimet, ja si është situata tek Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 13:58

Mbyll fazën dhe nis pushimet, ja si është situata tek Apolonia

Pas përfundimit të minifazës përgatitore, që u zhvillua prej dy javësh në qytetin e Korçës, dje, Apolonia ka marrë zyrtarisht pushimet.

apolonia

Lojtarët vendës do të kenë kështu mundësinë të pushojnë pranë familjarëve të tyre, ndërsa lojtarët e huaj do të vijojnë të qëndrojnë në ambientet e akademisë. Këta të fundit do të shijojnë sigurisht bregdetin e Semanit dhe Darëzezës, pasi janë afër qytetit të Fierit. Kjo, sa u përket lojtarëve nën kontratë dhe të rinjve të panumërt të perspektivës, sepse për drejtuesit nuk do të jetë aspak një periudhë pushimesh. Këta po ngrenë piketat e fundit sa i përket merkatos dhe lojtarëve që do të afrojnë.

Sezonin e shkuar drejtuesit u munduan të afrojnë veçanërisht lojtarë të rinj me synimin për t’i pasur edhe në vitet pasardhëse, mirëpo për të qenë konkurrues dhe pretendent duhen patjetër afrime të tjera, ndoshta edhe më cilësore. Fillimisht, para se të flitet për lojtarët që do të afrohen, në klub po bëjnë gati listën e largimeve. Jo të gjithë lojtarët kanë bindur dhe disa prej tyre janë me “valixhe në duar”.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"