“Mbyllëm një fazë të lodhshme”, Bledi Shkëmbi pas humbjes në miqësore: Jam i kënaqur nga ajo çfarë kanë bërë futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 19:58

“Mbyllëm një fazë të lodhshme”, Bledi Shkëmbi pas humbjes në miqësore: Jam i kënaqur nga ajo çfarë kanë bërë futbollistët

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka dhënë një intervistë të shkurtër pas përfundimit të takimi kundër Strugës, për kanalin zyrtarë të klubit bardheblu në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur me këtë fazë përgatitore edhe pas 2 humbjeve:

shkembi

“Po mbyllim një fazë të lodhshme, i kënaqur nga ajo çfarë kanë bërë të gjithë futbollistët që kemi pasur në dispozicion. Sot bëmë një paraqitje të mirë, normal që duhet shumë e më shumë. Jemi në pritje të disa lojtarëve të tjerë, dhe mendoj që javën tjetër do të kompletohemi dhe skuadra do të ketë një fytyrë tjetër.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"