Me dy formacione, Tirana ka luksin e zgjedhjes së 11-shes para duelit me Torpedon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 16:11

Me dy formacione, Tirana ka luksin e zgjedhjes së 11-shes para duelit me Torpedon

Tirana tani është skuadra më e kompletuar në Superiore. Për t’u pasur zili, pasi tani një ekip të parë, një ekip të dytë me titullarë dhe një skuadër të tretë, po me titullarë të sezonit të shkuar dhe lojtarë të rinj. Një lëvizje e madhe e bardhebluve në kontrast me një javë më parë, ku nuk kompletonte dot grupin.

tirana

FORMACIONET – Në ekipin e parë Tirana ka një portier si Selmani. Në krah ky i fundit ka Harizajn, Kozin dhe Abdullahun, me këta dy të fundit që duan të ikin në skuadra ku mund të luajnë titullarë. Më pas Kola, Mici dhe Meta. Në ekipin e dytë, tre mbrojtësit janë Marku, Dembele dhe Lleshi. Në mesfushë, situata është e njëjta. Në ekipin e parë janë Arhan, Soler, Jonuzi dhe Përgjoni. Ekipi i dytë ka po lojtarë cilësorë, si Gjumsi, Tola, Jaku, Ismaili. Sulmi është skuadra që ka bollëkun e lojtarëve. Haxhiu, Bajroviç dhe Prengaj janë titullarët e parë. Ekipi i dytë ka Abah, Zharmuni, Ndreca. Këtu nuk llogariten lojtarët e tjerë që janë rezerva. Leon Kozi, Dijar Nikqi, Mahamadu Dembele, Melsi Cereni, Mustafë Abdullahu, Rigers Sulaj, Glenis Belloj, Emiljano Mihana. Shkurt, një ushtri futbollistësh. Janë katër portierë, për të mos folur për mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues. Thënë ndryshe, Tirana ka dy skuadra që mund të luajnë paralelisht në fushë.

MERKATO – Edhe pse jemi në kohë lëvizjesh dhe asgjë nuk mund të parashikohet, është fakt se Tirana deri pas ndeshjes së dytë në Europë nuk do të afrojë lojtarë. Pas Europe do të shihet se çfarë do të ndodhë. Bardheblutë janë klubi që ka afruar shumë lojtarë, më saktë 13. Si asnjëherë tjetër, në këto vitet e fundit Tirana do të ketë gjashtë të huaj. Njëri prej tyre do të pranojë stolin ose do të largohet.

EUROPA – Tirana, në tri përballje me skuadrat gjeorgjiane, ia ka dalë gjithmonë të kualifikohet, duke eliminuar dy herë Dinamon e Tbilisit dhe një herë Dinamon e Batumit. Rivali i saj, Torpedo Kutaisi, është një nga emrat më të njohur të futbollit gjeorgjian, pasi në vitet e fundit, ka bërë hapa të mëdhenj përpara.GDDDOLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"