“ Më erdhi keq për largimin e Telushit”, Ledio Pano për “Panorama TV”: Partizani duhet të kishte bërë merkatore më cilësore, ja si mund të kualifikohet ndaj BATE-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2023 | 16:57

“ Më erdhi keq për largimin e Telushit”, Ledio Pano për “Panorama TV”: Partizani duhet të kishte bërë merkatore më cilësore, ja si mund të kualifikohet ndaj BATE-s

Ish-futbollisti i Partizanit, Ledio Pano ishte pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV. Përmes një lidhje me Skype, ai foli për ndeshjen e sotme ndaj BATE-s, ku shpreson në fitoren e “demave”. Ndër të tjera, Pano u ndal edhe tek merkatoja si dhe tek ekipet shqiptare që luajnë në Ligën e Konferencës.vjosa

“Presim kualifikimin e Partizanit, pavarësisht lojës që do të zhvillohet. Të gjithë duam ta shohim në fazën tjetër, është një plus për Partizanin që luan në fushë asnjanëse, demat kanë potencial dhe nëse përmirësojnë mbrojtjen kanë mundësi të kualifikohen. Duhet të ndryshojnë lojë, ekipi kundërshtar besoj do të jetë më i përqëndruar dhe i fortë, edhe pse mungesa e Matondos mund të ndikojë. Unë besoj që duke u përmirësuar pak, ata kanë potencialin në sulm për të fituar.

Titullarët e ndeshjes së shkuar janë lojtarët më të mirë që ka Partizani, do të doja që Grezda të ishte titullar, por në ndeshjen e kaluar tregoi dobësi dhe mangësi. Murataj dhe Rrapaj kanë një përgjegjësi maksimale, ccedon pak Mehmeti që nuk është në formë të mirë, por i ka cilësitë e duhura. Partizani duhet të kishte një mbrojtës qendre, kam pak dyshime tek Sembene, edhe pse nuk bëri gabim ndeshjen e parë. Momentalisht demave iu mungon Telushi, duhet të ishte në ndeshjet aktuale. Me ato ccfarë kemi lexuar nuk më erdhi mirë që një kapiten të largohej ashtu, por sjellja e tij ska qenë e mirë edhe pse i jep pak të drejtë pasi dëshironte të ishte në ndeshjen e Championsit.

Ata futbollistë që u larguan në këtë merkato nuk kishte ndonjë peshë të madhe, nuk kishin vazhdimësi, lojtarët e ardhur duhet të ishin më të spikatur dhe cilësorë. Mungesa e tifozëve është avantazh për Partizanin, ndjehet pozitiv se do të luajë në një fushë ku është kualifikuar para disa vitesh, të kuqtë duhet të jenë gati. Është diçka pozitive që të luash në një fushë me bar të vërtetë dhe jo artificial. Fitorja do të na bënte të gjithëve me krahë, rezultati të jetë në favor të të kuqve.Dinamo Batumi ishte kundërshtari më i fortë nga të 4 ekipet me të cilat u përballën ekipet shqiptare. Tirana do ta ketë të vështirë në Gjeorgji, shpresojmë që të kualifikohet. Ararat ishte ekipi më i dobët, Egnatia ka në dorë të shkruajë historinë e klubit dhe të kalojë në fazën tjetër”, deklaroi Ledio Pano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"