Me maltezët në Elbasan, “tërbohen” tifozët e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 19:32

Me maltezët në Elbasan, “tërbohen” tifozët e Partizanit

Partizani, edhe pse ka arritur të gjenerojë të ardhura nga shitjet dhe Europa, nuk ka arritur të ketë një stadium për sfida ndërkombëtare.

ULTRAS GUERRILS

Ky fakt e bën t’i “falet” Federatës, që nga ana e saj nuk di të menaxhojë “Air Albania”-n, fusha e të cilit është degraduar. Fakti që Partizani do të luajë në Elbasan kundër Marsaslok ka ngjallur reagime të shumta të tifozëve në rrjetet sociale, që me të drejtë ankohen që do të duhet të udhëtojnë jashtë kryeqytetit për të ndjekur ndeshjen.

Temperaturat e larta dhe ora e vonë pritet të ndikojnë direkt në numrin e ulët të tifozëve në atë ndeshje. Mbështetësit e Partizanit nuk i kanë kursyer kritikat dhe ironitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"