“Më të mirët 2022” / Nga “Topi i Artë” i Superiores, te formacioni i vitit. Ja të gjitha çmimet e ndara në mbrëmjen gala (VIDEO)
FSHF organizoi mbrëmjen gala “Më të mirët 2022” për të ndarë çmimet e më të mirëve për sezonin që lamë pas.
Mbrëmja nisi me çmimin poër dy talentet e vitit, me Rosela Vasën që fitoi atë për femra, ndërsa Simon Simoni atë për meshkuj.
Më pas u morën trofetë e “Këpucës së Artë” nga Megi Doci dhe Saliu Guindo.
Juxhin Xhaja mori çmimin si “Arbitri i Vitit”, ndërsa Orges Shehi mund konkurrencën me Mirel Josën dhe Shpëtim Duron për “Trajnerin e Vitit”.
Për ta mbyllur u ndanë dhe trofetë e “Topit të Artë”, me Redon Xhixhën që fitoi atë për meshkuj, ndërsa Megi Doci fitoi atë për femra.
NGJARJET KRYESORE:
20:35 – Përfundon mbrëmja gala!
20:25 – Megi Doci fiton çmimin “Topi i Artë” për femra.
20:20 – Redon Xhixha fiton çmimin “Topi i Artë”.
20:10 – Vllaznia merr çmimin e veçantë për arritjen në Ligwn e Kampioneve.
19:55 – Shpallet “Formacioni i Vitit”.
19:45 – Orges Shehi fiton trofeun “Trajneri i Vitit”.
19:41 – Juxhin Xhaja fiton trofeun “Arbitri i Vitit”.
19:33 – Saliu Guindo fiton trofeun “Këpuca e Artë”.
19:30 – Megi Doci fiton trofeun “Këpuca e Artë”.
19:21 – Simon Simoni fiton trofeun “Talenti i Vitit”.
19:18 – Rosela Vasa fiton çmimin ‘Talentja e Vitit”.
19:00 – Starton eventi!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"