“Më vjen turp nga akuzat për përdhunim”, Ronaldo shpërthen në lot: Jam nr 1 në botë dhe babai im s’di asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2019 | 16:50

“Më vjen turp nga akuzat për përdhunim”, Ronaldo shpërthen në lot: Jam nr 1 në botë dhe babai im s’di asgjë

Kristiano Ronaldo nuk i ka mbajtur lotët në një intervistë të dhënë për “Good Morning Britain”. Shkak është bërë një video e shfaqur në studio për babain e tij, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë për shkak të problemeve me alkoolin. Ylli portugez u pyet nga prezantuesi se cila është arsyeja që nuk është i lumtur, teksa CR7 u shpreh:

Ronaldo

“Gjëja që më mërzit më tepër është se babai im nuk ka parë asgjë nga ato që kam arritur unë dhe kush jam bërë unë sot. Jam numri 1 në botë dhe ai nuk di asgjë”, shprehet Ronaldo. Ndërkohë një nga temat e prekura në emision ishin dhe akuzat për përdhunim.

“Më bën të ndjehem keq. Një ditë isha në shtëpi me të dashurën time dhe në televizion filluan të flisnin rreth këtyre lajmeve. Dëgjova fëmijët të zbrisnin nga shkallët dhe e ndryshova kanal sepse më vinte turp. Më vjen turp nga këto akuza”, deklaroi ylli portugez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"