Media franceze publikon pamjet e “gjelave” duke praktikuar penalltitë, Grizman nuk përmbahet: Faleminderit për informacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 17:34

Media franceze publikon pamjet e “gjelave” duke praktikuar penalltitë, Grizman nuk përmbahet: Faleminderit për informacionin

Pamjet e lojtarëve të Francës teksa stërvitnin gjuajtjet e penalltive një ditë pasi “gjelat” kaluan Portugalinë po me goditjet nga pika e bardhë, kanë bërë xhiron e rrjetit. Pamje të cilat për tifozët francezë, nuk duheshin publikuar kurrsesi nga një media e vendit të tyre, siç është RMC Sport, pasi mund të ndihmonte kundërshtarët.

sdfdfsfsdsfdsfdsfdsfd

Kjo e fundit kishte filmuar lojtarët në stërvitjen e të shtunës, duke gjuajtur nga pika e bardhë për të praktikuar penalltitë. Nuk ishin titullarët e zakonshëm, të cilët ishin lënë pushim nga Deshamp, por futbollistët e stolit të cilët gjithashtu dëshironin të ishin të përgatitur për çdo eventualitet.

Sikur të mos mjaftonin protestat e tifozëve për këtë publikim, edhe vetë Antuan Grizman u është bashkuar atyre, duke komentuar në mënyrë ironike në “Twitter” me fjalët “faleminderit për informacionin”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"