Mediat “masakrojnë” Realin: Gjashtë sy dhe një dorë! Një finale me stil të pastër madrilen…
Reali eliminoi Bajernin duke siguruar një biletë për në finalen e Kievit. Një përballje që u shoqërua me mjaft polemika, për shkak të vendimeve të gjyqtarit, që i mohoi një 11-metërsh skuadrës gjermane. Nuk kanë munguar as ironitë e mediave sportive në lidhje me supersfidën e djeshme, që u dominua nga Bajerni.
“Si gjyqtarët nuk mund ta shihnin këtë”, – pyet gazeta “Bild” në faqen e saj të parë dhe shton një koment ironik: “Gjashtë sy dhe një dorë”!
“Nga hungarez Viktor Kasai, te turku Çakir. Vitet kalojnë, ndryshojnë ndeshjet, por të njëjtat akuza mbeten. Real Madrid është i preferuari, i cili shkon përpara me vendime tejet të diskutueshme të arbitrave. Vendi është i njëjtë, por ajo që bën çudi është edhe fakti që viktima është e njëjtë, Bayern Munchen”, kështu shkruajnë mediat katalanase.
“Një finale me stil të pastër madrilen”, shkruan “Mundo Deportivo”
“Penallti e pastër” shkruan “Sport”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"