Meguajër drejt largimit nga Junajtid, mbrojtësi i gatshëm për të “sakrifikuar” pagën e majme
Herri Meguajër mund të largohet nga Mançester Junajtid.
Ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, por është sulmuar rregullisht nga tifozët për paraqitjet skandaloze dhe për shkak të rrogës së lartë askush nuk ka dashur ta transferojë.
Por gjërat ndryshuan dje kur Deklan Rajs u bë lojtar i ri i Arsenalit.
West Hem fitoi 123 milionë euro nga shitja e Rajs dhe tani ata duan të investojnë një pjesë të këtyre parave te anglezi.
“Djajtë e Kuq” kërkojnë rreth 45 milionë euro për Meguajër për të cilën West Hem është gati të pranojë dhe tashmë pengesa e vetme e transferimit mbetet paga e tij.
Ai fiton 12 milionë euro në vit, por sipas mediave angleze futbollisti dëshiron aq shumë të largohet saqë është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"