Menaxheri zbulon prapaskenat: Çalhanollun doja ta çoja te Interi në fillim, por ishte i dënuar 4 muaj
Kalimi i Hakan Çalhanollu nga Milani te Interi shkaktoi jo pak polemika mes tifozëve dhe u kthye shumë shpejt në të urryerin e derbit Inter-Milan. Megjithatë, vetë menaxheri Masimiliano Mirabeli shprehet se ka dashur ta transferojë te Interi që në fillim.
Ai shton se pengesë qe bërë një pezullim 4 mujor që Çalhanollu kishte për shkak të problemeve me kontratat ndërkohë që tregon edhe afrimet e tjera që ka bërë te zikaltërit.
“Shkova për ta takuar për Interin dhe u realizua, por më pas pati një problem për shkak të skualifikimit të tij 4-mujor për regjistrim të dyfishtë, pasi ai luajti për Karlsruhe dhe kishte nënshkruar një kontratë me Trabzonspor dhe marrëveshja dështoi.
Më pas unë u transferova te Milani i Fasones dhe e çova turkun te kuqezinjtë. Në fund, shkoi te Interi duke bërë një goditje gjigande sepse Hakan është një kampion i vërtetë”, u shpreh Mirabeli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"