Merkato “e nxehtë” te pukjanët, portieri Shkoza lë Tërbunin për Ferizajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 14:20

Merkato “e nxehtë” te pukjanët, portieri Shkoza lë Tërbunin për Ferizajn

Konfirmohet largimi i parë nga ekipi Tërbunit, pikërisht bëhet fjalë për portierin Entoni Shkoza, i cili i është bashkuar skuadrës së  Ferizajt në Kosovë.

shkoza

Edhe pse nuk ka nisur puna në terren, drejtuesit e Tërbunit kanë siguruar shërbimet e pesë lojtarëve të rinj, të cilët do të prezantohen ku ekipi të nisë përgatitjet. Drejtori teknik i pukjanëve, Alfred Pjetri, ka konfirmuar për “Panorama Sport” se pushimet e Tërbunit marrin fund më 20 korrik, ku nisin përgatitjet për sezonin e ri. Tërbuni do të ketë edhe në këtë sezon mbështetjen e kryebashkiakiut të Pukës, Rrok Doda, me cilësinë e presidentit të klubit. Te Tërbuni priten disa lojtarë cilësorë të dalë nga akademia e Vllaznisë.

Gani Pema-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"