Merkato e verës, Apolonia i pret afrimet pas pushimit 3-javor në korrik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 16:51

Merkato e verës, Apolonia i pret afrimet pas pushimit 3-javor në korrik

Apolonia e ka marrë me qetësi faktin se shumë lojtarë po largohen nga skuadra pas qëndrimit për herë të katërt radhazi në Kategorinë e Parë.

apoloniaa

Me sa duket, në klub kanë qenë të përgatitur për këtë situatë, pasi janë larguar ata që u ka mbaruar kontrata dhe që nuk u insistua për të vazhduar me ata. Në Fier e konsiderojnë ende herët lëvizjen në merkato, pasi në njëfarë mënyre janë të detyruar të presin edhe nga elita. Pra, lojtarët që do të jenë të lirë dhe që këtë sezon nuk do të gjejnë një vend në Superiore, do të synohen të parët për t’i afruar.

Jo më kot fierakët në këtë periudhë kanë kryer testimin e të rinjve dhe më 1 korrik nisin një fazë pushimi 3-javore. Pas rikthimit nga pushimi mund të flitet më konkretisht për Apoloninë e sezonit të ri. Drejtuesit kanë në plan të afrojnë lojtarë nga Afrika, si dhe elemente që kanë spikatur në kampionatin e të rinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"