Merkato në Shqipëri, kampionët e Ilir Dajës arrijnë akordin me sulmuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 22:46

Merkato në Shqipëri, kampionët e Ilir Dajës arrijnë akordin me sulmuesin e Partizanit

Sulmuesi Alfred Mensah ka arritur akordin me kampionët e Kosovës, Ballkanin. Lajmi është bërë i ditur nga infOSport.mk”.

MENSAH

24-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Partizanit, ndërsa ka luajtur edhe me Skënderbeun. Ganezi ka luajtur 128 ndeshje me të dyja skuadrat ku ka shënuar 24 gola në Kategorinë Superiore. Në 15 ndeshje të Kupës, ka realizuar edhe 8 gola të tjerë.

Rikujtojmë që Ballkani është përforcuar shumë gjatë kësaj merkato duke transferuar edhe mbrojtësit e krahëve Geralb Smajli, Merlind Kodra, Marsel Ismajlgeci dhe Astrit Thaqi.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"