Postuar: Gusht 1, 2016 | 16:22
Vllaznia bën goditjen e merkatos, firmos me Ditmar Bicajn
Vllaznia bën goditjen e radhës në merkato. Klubi shkodran ka siguruar kartonin e mbrojtësit Ditmar Bicajt.
Në një njoftim të shkurtër të publikuar në rrjetin social “Facebook”, klubi njofton firmosjen e kontratës 1-vjeçare.
“Mbrojtësi 26 vjecar pak minuta më parë ka firmosur një kontratë njëvjecare me Vllazninë dhe ai tashmë është kuqeblu. Mirë se erdhe Ditmar!”,-thuhet në njoftim.
Një muaj më parë Bicaj firmosi një kontratë në Iran, me Machine Sazi, por me sa duket marrëveshja mes lojtarit dhe klubit është prishur dhe tashmë ai i është bashkuar ekipit të drejtuar nga Armando Cungu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"