Merr fund pritja te skuadra matjane, Burreli prezanton trajnerin Ditmar Bicaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 15:50

Merr fund pritja te skuadra matjane, Burreli prezanton trajnerin Ditmar Bicaj

Pushimeve dhe pritjes po u vjen fundi për skuadrën matjane, pasi Burreli pritet të “ndezë motorët” dhe të nisë punën për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Gjatë mesditës së sotme në ambientet e Bashkisë Burrel pritet që të prezantohet trajneri i skuadrës, pikërisht ishmbrojtësi Ditmar Bicaj.

ditmar bicaj dhe kryebashkiaku Malaj te Burreli

Lajmin e bën të ditur për “Panorama sport” vetë trajneri lezhjan, i cili që do të drejtoj këtë edicion futbollistik, skuadrën matjane. Prezantimi i trajnerit do të bëhet në ambientet e bashkisë, ku përveç kryebashkiakut Agron Malaj, të pranishëm do të jenë dhe drejtuesit e klubit. Me prezantimin e trajnerit Bicaj, nis formatimi i skuadrës për edicionin ë ri futbollisti, ku pritet që skuadra të ketë një “fytyrë” ndryshe nga sezoni i shkuar, duke synuar gjashtëshen e parë në klasifikim.

Pak kohë më parë, në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri lezhjan pohoi se përgatitjet për sezonin e ri futbollistik do të nisin rreth datës 15 Korrik. Përveç fazës intensive përgatitore, në program do të jetë dhe zhvillimi i disa ndeshjeve miqësore. Pas emërimit të trajnerit radhën e kanë përforcimet në merkato.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"