Merret vendimi më i çuditshëm në Serinë A, lojtarët nuk lejohen të mbajnë numrin 88
Duke nisur nga sezoni që fillon pas pak javësh, në Serinë A italiane nuk do të ketë më asnjë futbollist që mban numrin 88 në fanellë. Vendimi është miratuar nga vetë ministri i brendshëm i Italisë, Mateo Piatedosi.
Numri 88 është përdorur në të shkuarën si përshëndetje e Hitlerit. Duke qenë se me numrin 8 përkon shkronja “H” në alfabet, përshëndetja e shkurtuar e asaj kohe ishte “88 – HH (Heil Hitler)”. Kërkesa për të hequr këtë numër nga Seria A, është bërë nga Milea Santerini e cila është koordinatore kombëtare për luftën kundër antiseminizmit.
Në Serinë A italiane, numri 88 mbahet nga mesfushori Mario Pasaliç i cili aktivizohet me skuadrën e Atalantës. Kështu, futbollisti kroat do të detyrohet që të ndërrojë numrin për sezonin e ri. Në të shkuarën, edhe Bufon e ka mbajtur numrin 88 pavarësisht se ka luajtur si portier.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"