Mesfusha e Interit me 510 gola, Zielinski “presion” Inzagit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 13:35

Mesfusha e Interit me 510 gola, Zielinski “presion” Inzagit

Receta për mesfushorin perfekt ndryshon nga qyteti në qytet. Në Romë për shembull, Inzagi u mbështet te… besimi.

maxresdefault

Në vitin 2017, Luis Alberto shkoi në zyrën e tij dhe kërkoi të largohej pasi humbi durimin. “Mister, dua të largohem”. Përgjigjja që mori: “Ti do të qëndrosh këtu dhe do të jesh titullar. Një numër tetësh me lejen për të sulmuar”. Koha bëri që një prej fantazistëve më të mirë të kampionatit u bë edhe “mezzala” (siç e quajnë në Itali) më e fortë. Është shëmbëlltyra e një reparti që Inzagi e kuron në mënyrë të frikshme.

PIOTR, ME KUALITET- Në Milano, tani receta duhet të jetë e njëjta me atë të Romës, besim. Dhe sigurisht që edhe rrotacion në një vit të gjatë dhe me shumë kompeticione. Interi ka nevojë për karakteristika të ndryshme. Në mesfushë, kampionët e Italisë kanë gjithçka: depërtues, regjisorë, mesfushorë sulmues, maratonomakë kilometrash dhe gola, shumë gola: 510. Kjo është shifra e golave që kanë realizuar mesfushorët e Interit në karrierë: Mkitarian 227, Çalhanoglu 134 dhe Zielinski 68. Barela ka arritur kuotën e 39 golave, Fratezi 38 dhe Kristjan Asllani 4. I vetmi nga 6 lojtarët që nuk shquhet për shënjestër, por edhe për faktin që luan shumë larg portës. Secili nga lojtarët mund të bëjë diferencën me mënyrën e tij, por le ta nisim nga i fundit i ardhur: Zielinski. Ai bëhet polaku i parë që luan me Interin dhe është prezantuar në qendrën stërvitore. Nga e enjtja, Simone Inzagi ka një mesfushor perfekt për skemën e tij 3-5-2. Një lojtar kreativ në atë rol, por jo i vetmi.

Tjetri vjen nga armenia dhe flet 6 gjuhë të huaja. Bëhet fjalë për Henrik Mkitarian, lojtarin që u aktivizua më shumë nga trajneri Inzagi. Duket shumë e vështirë që Zielinski ta rrëzojë nga froni që mban dhe t’i rrëmbejë zonën e preferuar, por e vërteta është që edhe polaku prej 10 vitesh është titullar (450 ndeshje mes Empolit dhe Napolit). Dy pikat e tij më të forta janë kualiteti teknik dhe aspekti fizik. Polaku luan të paktën 45 ndeshje në vit që nga viti 2016 duke përfshirë edhe kombëtaren. Vetëm vitin e kaluar u ndal në 35 ndeshje. Është gjithmonë aty në të majtë, por di të luajë edhe djathtas. Andrea Karnevale, që e zbuloi, tregonte më parë që e kishte të vështirë ta kuptonte nëse Zielinski ishte i majtë apo i djathtë. Objektivi i tij për momentin është i qartë: Të vërë në vështirësi trajnerin Inzagi për të luajtur sa më shumë ndeshje si titullar.

ALTERNATIVA- Nuk rrezikohet vetëm Mkitarian, por edhe Fratezi. Sezoni i tij ishte i frikshëm me 8 gola dhe 7 asiste në 1555 minuta. Ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje si titullar, por gjithsesi arriti që të linte gjurmë duke shënuar gola të rëndësishëm për të fituar sa më shpejt titullin kampion. Fratezi do të luajë më shumë, por tani mesfusha ka thuajse 6 titullarë dhe trajneri duhet të vendosë. Edhe Kristjan Asllani do të kërkojë të ketë më shumë minuta në krahasim me sezonin që lamë pas dhe Çalhanoglu është i paralajmëruar. Dhimbje koke të forta e presin Inzagin, por ai preferon që të ketë probleme të tilla.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"