Mesfushori francez, Adrien Rabio: Eliminimi i Italisë? Nuk më çudit fare, Zvicra ishte shumë më e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 21:38

Mesfushori francez, Adrien Rabio: Eliminimi i Italisë? Nuk më çudit fare, Zvicra ishte shumë më e fortë

Tashmë dihet që Italia është eliminuar nga Kampionati Europian, pasi u mund nga Zvicra me rezultatin 2-0. Një lojë tepër e dobët nga kombëtarja italiane, që u kritikua shumë, sidomos  trajneri i tyre Luçiano Spaleti.

Capture

Ndër të shumtët që kanë komentuar këtë eliminim, ishte edhe mesfushori i Juventusit dhe Francës, Adrien Rabio. Ai u shpreh se nuk është habitur aspak nga ky rezultat:

“A më çuditi eliminimi i Italisë? Për sa kam parë në fazën në grupe, mund ta pritnim. Zvicra kishte mbërritur në këtë fazë shumë më e fortë, nuk mund të them se jam çuditur nga eliminimi i Italisë. Edhe skuadra është e re dhe kishte nevojë për kohë për të punuar me trajnerin e ri. Do të kenë mundësinë që të bëjnë më mirë në vitet e ardhshme.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"