Mesfushori i Skënderbeut: Qëndroj në Korçë, kënaqësi puna me Gvozdenoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 14:34

Mesfushori i Skënderbeut: Qëndroj në Korçë, kënaqësi puna me Gvozdenoviç

Një nga zbulimet e Skënderbeut në sezonin që sapo u mbyll ishte Dejvid Janaqi.

skenderbeu

Mesfushori priti me durim shansin e tij dhe ne fund arriti ta bindë trajnerin Ivan Gvozdenoviç për t’i besuar një fanellë titullari në gjysmën e dytë të sezonit. 20-vjeçari u tregoi të gjithëve se është një lojtar me cilësi të mëdha dhe mund të renditet kështu në listën e “xhevahireve” të Skënderbeut, sidomos nëse merr parasysh edhe moshën e tij.

Në një prononcim për “Panorama Sport” Janaqi u shpreh i kënaqur me sezonin e zhvilluar si me skuadrën, ashtu edhe me paraqitjet personale.

“E mbyllëm të tretët dhe padyshim kjo është një arritje. Jemi një ekip me moshë të re dhe normalisht na është dashur kohë të ambientohemi me skemat dhe lojën që kërkon trajneri. Vuajta jo pak për të treguar aftësitë e mia dhe për fat të mirë ja dola. Jam i kënaqur me paraqitjet që kam zhvilluar dhe mendoj se do të jap akoma më shumë në sezonin e ardhshëm”, u shpreh fillimisht Dejvid Janaqi.

Më pas ai u ndal edhe të trajneri Ivan Gvozdenoviç.

“Dua të falënderoj trajnerin, pasi ai diti të nxirrte në pah aftësinë time dhe më dha mundësinë të tregoj se sa vlej. Është një trajner profesionist, që çdo futbollist do e kishte kënaqësi të stërvitej nën urdhrat e tij. Profesor Ivani ka krijuar një grup të shkëlqyer dhe ne kemi shumë harmoni me njëri-tjetrin”, vazhdoi Janaqi.

Në fund mesfushori bardhekuq foli edhe për të ardhmen, ku u shpreh se momentalisht e mendon veten vetëmte Skënderbeu dhe kërkon tëjapë më të mirën për këtëskuadër.

“Jam shumë i lumtur te Skënderbeu, ndihem shkëlqyer në ketë ambient. Ekipi, tifozeria kanë një harmoni të madhe dhe unë dua të vazhdoj sa më gjatë të ky klub. Normalisht ëndrra për një futbollist është të luajë në një kampionat prestigjioz europian, por momentalisht unë mendoj vetëm për Skënderbeun”, mbylli prononcimin e tij 20-vjeçari Dejvid Janaqi.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"