Mesfushori i Vllaznisë në prag të duelit me Valurin: Dimë gjithçka për rivalin, luajmë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 14:57

Mesfushori i Vllaznisë në prag të duelit me Valurin: Dimë gjithçka për rivalin, luajmë për fitore

Një prej liderëve kuqeblu, Esat Mala, foli gjithashtu për mediat në konferencën para ndeshjes së sotme në Islandë kundër Valurit në orën 21:00.

mala

Për fantazistin, Vllaznia i ka gjithë mundësitë për të dalë kryelartë nga përballja e parë ndaj islandezëve në këtë tur të parë të Ligës së Konferencës. Për kuqeblutë, paraditja e së mërkurës ishte pushim, me përjashtim të një shkrydhjeje të lehtë.

Esat, sa e keni studiuar kundërshtarin para kësaj ndeshjeje?

Ne e kemi studiuar kundërshtarin tonë. E kemi analizuar atë dhe mund të them se skuadra ka udhëtuar për në Reikjavik për të dhënë më të mirën. Ne kemi nisur përgatitjet një muaj përpara dhe mund të them se atmosfera është shumë e mirë. Kemi bërë përgatitjet maksimale për këto ndeshje, pavarësisht kushteve atmosferike të ndryshme.

Mund të kenë ndikim në paraqitjen e skuadrës në fushë diferenca e madhe sa u përket temperaturave në dy vendet?

Kemi lënë temperatura të larta dhe kemi gjetur temperatura të ulëta, por mund të them këto ditë do të na ndihmojnë për tu ambientuar me këto temperatura. Besoj se do të jemi të ambientuar si duhet për këtë takim, për të pasur mundësi të japim maksimumin tonë.

Keni marrë ndonjë informacion për kundërshtarin?

Gjatë këtyre ditëve stafi na ka dhënë informacion të mjaftueshëm për kundërshtarin. Kemi parë pikat e tyre më të mira dhe kemi marrë masat tona. Shpresojmë në një rezultat pozitiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"