Mesfushori i Zvicrës, Remo Frojler: Italia? Dy vite më parë më duket se i lamë pa Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 15:58

Mesfushori i Zvicrës, Remo Frojler: Italia? Dy vite më parë më duket se i lamë pa Botëror

Remo Frojler, ish-mesfushori i Atalantës, por aktualisht pjesë e Bolonjës së mrekullirave, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampioneve i shtohet kërcënimeve të Xhakës e Jakinit kundrejt Italisë, por duke përdorur dozën ironike në konferencën e djeshme për shtyp.

freuler-remo-2022-schweiz-1668697267-96775

“Është e vërtetë që tani e në vazhdim ndeshjet nuk do të jenë më të njëjtat. Tani marzhi i gabimit duhet të jetë zero, nëse kërkon që të avancosh përpara dhe në letër pa dyshim që Italia duket favorite përballë nesh. Këtë e thotë historia, fakti që janë kampionët e Europës në fuqi, por në të njëjtën kohë historia thotë se as Zvicra nuk është më skuadra e 10 viteve më parë, apo ajo e Europianit të kaluar.

Këtë ia treguam mbi të gjitha Italisë, të cilën në mos gaboj e lamë pa shkuar në Botëror, apo gabohem?! Ne ishim në Katar, Italia jo, kështu që diçka do të thotë edhe kjo. Prandaj, të shtunën shpresojmë dhe besojmë se do të bëjmë një tjetër ndeshje të madhe ndaj italianëve”, nënvizoi mesfushori helvet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"