Mesfushori, Matias Lloci: Sezon pozitiv, Teuta është ambienti i duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 20:15

Mesfushori, Matias Lloci: Sezon pozitiv, Teuta është ambienti i duhur

Mesfushori i skuadrës së Teutës, Matias Lloci, në një intervistë për “Panorama Sport” rrëfen gjithçka për aventurën e tij te durrsakët. Sezonin e shkuar e konsideron të mirë. Lojtari është i bindur se Teuta bëri një kampionat te veçantë, ndonëse nuk arriti Europën.

lloci

Si e konsideroni këtë sezon?

Skuadra zhvilloi një gjysmë sezoni shumë të mirë dhe kjo na jep bindje për të ardhmen e Teutës. Për mua, ndikoi pak dhe pjesa e dy fazave të para, por dhe fakti që kemi lënë disa pikë që s’duhet t’i linim kur ishim në kulmin e sezonit në kampionat. Dhe kjo bëri që, pavarësisht se zhvilluam dy faza të mira, s’arritëm të shkojmë në vendin e 4-rt.

Si e konsideroni vitin me Teutën, ku ju u bashkuat ne janar?

Mendoj se ka qenë një vit i mirë. Kjo nuk diskutohet, sepse e kemi arritur të shmangim “play out”- in. Duhet të bëjmë maksimumin për t’u rritur akoma më shumë këtë sezon dhe për të krijuar një mentalitet fitues. Dhe kur arrin objektivin, është gjithmonë sukses. Tani do të mendojmë për nisjen e Superiores për të parë si do të organizohemi, por në vetvete stafi ka programuar datën kur do të fillojmë stërvitjen.

Te Teuta jeni përshtatur mirë. Si e shikon Lloci sezonin e parë në Durrës?

Arsyeja që kam ardhur te Teuta ka qenë pikërisht ambienti i mirë. Mbështetja nga shokët dhe drejtuesit ka qenë e ngrohtë dhe kjo më ndihmoi të përshtatesha mirë. Për fat të mirë, dëmtime nuk kam pasur. Tashmë ndihem më mirë në Durrës, sepse jam ambientuar me ekipin dhe shokët. Shpresoj dhe e kam bindjen se sezoni i ri të jetë i lumtur për të gjithë dhe të arrijmë objektivin që do të vendosë klubi.

Si e shihni kampionatin shqiptar, konkurrencën që fali ky edicion?

Të them të drejtën, futbollin shqiptar e kam ndjekur dhe kur luaja në shtëpinë time. Me bindje të plotë them që pas çdo viti ky kampionat pëson vetëm rritje. Konkurrenca e madhe normalisht ka ndikuar dhe është një kampionat me pak diferenca dhe kjo e bën më të veçantë. Ky edicion e tregoi që konkurrenca është shumë e fortë, ku në vijën e parë për titullin kampion ishin në luftë 3-4 skuadra. Është rritur niveli i futbollistëve dhe i cilësisë së lojtarëve këtu.

Ku do ta shohim Llocin sezonin e ardhshëm, apo përsëri do të mbani veshur fanellën blu?

Teuta është zgjedhja ime e parë, pasi ndihem mirë këtu. Jam i kënaqur nga ekipi, po paraqiten shumë mirë, me mobilizim dhe përqendrim në stërvitje e ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"