Mici paraqitet në FSHF, gati ankesa për kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2016 | 9:21

Mici paraqitet në FSHF, gati ankesa për kontratën

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, dje mbrojtësi i Kukësit, Gledi Mici, është paraqitur në FSHF për të parë edhe një herë kontratën e depozituar nga klubi verilindor. Mbrojtësi pretendon se ajo ka përfunduar pikërisht dje, më 1 gusht.

gledi mici

Mirëpo, klubi deklaron të kundërtën që Mici është lojtar i Kukësit dhe ka kontratë edhe për sezonin që vjen. Nëse lojtari dëshiron të largohet nga Kukësi, vetëm Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve mund ta zgjidhë çështjen, gjithnjë nëse palët nuk e zgjidhin me konsensus. Por, besohet se palët do të kenë konsensus. Mici është në planet e klubit dhe trajnerit Gjoka, edhe pse lojtari ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Partizanit.

mici

Në këto kushte, fati i lojtarit do të vendoset nga DHZK, por ekziston edhe një version që Kukësi ta lërë lojtarin që t’u bashkohet të kuqve. Mësohet se klubi verilindor mund ta lërë Micin që t’i bashkohet Partizanit në rast se kryeqytetasit do t’u japin 50 mijë euro dhe mbrojtësin Renaldo Kalari. Gledi Mici është edhe një dëshirë e Skënderbeut, por për momentin Partizani është më pranë nëse lojtari largohet nga Kukësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"