“Milani do të befasojë”, rrëfehet Ibrahimoviç: Besim te trajneri Fonseka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 23:02

“Milani do të befasojë”, rrëfehet Ibrahimoviç: Besim te trajneri Fonseka

Zlatan Ibrahimoviç ka besim se e ardh mja do të jetë e Milanit dhe gjithçka fillon me aktivizimin e lojtarëve të rinj. Ish-sulmuesi suedez, sot pjesë e klubit kuqezi ka analizuar dhe ka treguar ambiciet që ka skuadra nën drejtimin e Fonsekës.

ibra

MILANI I SË ARDHMES – “Kishim disa ide për të vendosur emrin, mirëpo e zgjodhëm që të jetë pikërisht ‘Milani i së ardhmes’, sepse është e rëndësishme që të përçojmë një mesazh global. Kush do të futet në këtë projekt, do të jetë me të vërtetë e ardhmja e Milanit. Kemi besim se është emri i duhur. Fonseka është trajneri i duhur që do t’u japë besim të rinjve”.

PËRGJEGJËSIA – “E gjithë kjo nismë është pozitive për futbollin Italian. Duhet që të përmirësojmë talentet italiane me një përzierje lojtarësh të huaj. Kombëtarja italiane nuk ka qenë super këtë europian. Për nga cilësitë individuale ka pasur diferencë me ekipet e tjera në europian. Pastaj, kur ke një grup të mirë, mund të bësh mrekulli. Me këtë projekt synojmë që të përmirësojmë talentet sepse është diçka shumë e rëndësishme për futbollin italian. Nis që nga themelet dhe të gjithë klubet në Itali kanë përgjegjësi shumë të madhe për të rritur talentet: Për mënyrën sesi punon, çfarë strategjie do, dhe ku do të arrish. Trajnerët e akademive kanë mendjen që të fitojnë, ndërsa klubi mendon për talentet. Klubi duhet të vendosë piketat se ku do të përqendrohet puna.

KAMARDA NË SERINË C – “Të gjithë mendojnë se do të jetë diçka e lehtë, mirëpo nuk do të jetë aspak diçka e tillë. Në fillim do të jetë e vështirë. Ne jemi këtu për ta mbrojtur dhe është përgjegjësi e jona. Duhet t’i japim kohën që të rritet hap pas hapi. Ne besojmë shumë se është një talent me shumë të ardhme. Për një futbollist është shumë e rëndësishme që të luajë, sepse përndryshe nuk mund të rritet. ‘Milani i së ardhmes’ do të ketë 22-23 futbollistë, njësoj si skuadra e parë. Të gjithë duhet të kenë kohë për të luajtur”.

TË RINJTË – “Që kur kam marrë këtë rol te Milani, kam insistuar shumë për talentet. Nuk është normale që Milan të mos ketë një akademi shumë të mirë. Ka gjëra që nuk mund t’i blesh. Duhet të bësh investimet dhe të presësh që të ndodhin gjërat. Kjo nuk do të thotë që të jetë skuadra e parë plot me talente, por nëse do të jetë mundësia për të dërguar ndonjë prej tyre, në ekipin e parë, do të jetë diçka pozitive”.

RAPORTI ME KARDINALEN – “Me Kardinalen flas çdo ditë. Për të, Milani është diçka shumë personale. Dëgjon shumë dhe është një njeri i hapur për idetë që ne sjellim në klub. Sigurisht që ai kërkon rezultate dhe kërkon që të rritet klubi. Jemi të gjithë në një varkë dhe të gjithë duke punuar për ta shtyrë përpara. Është diçka që nuk varet vetëm nga një person. Kardinale është shumë pozitiv me të gjithë, mirëpo duhen rezultatet. Këtu, rezultatet duhet të jenë që të dërgojmë sa më shumë talente që të jetë e mundur në skuadrën e parë”.

KAMARDA “NUMRI 9” – “Nëse Kamarda do të kishte qenë gati, ai do të ishte që sot numri 9 për ne. ne besojmë shumë tek ai futbollist, por duhet që ta mbrojmë. Megjithatë, së bashku me të, duhet të bëjmë maksimumin që të futet në ekipin e parë. Ideja është që me këtë projekt që kemi nisur, të shtrojmë rrugën për Kamardan që të shkojë drejt ekipit të parë. Do të jetë e vështirë për të sepse mbrojtësit në Serinë C janë më të këqinj sesa ata të kampionatit Primavera. Mirëpo, nëse do ta prekin, do të futem vetë në fushë (qesh…). Përtej shakave, ai është ende një fëmijë dhe duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, t’i bëjë gjërat si duhet dhe të bëhet burrë”.

HIMENEZ – “Zëvendësuesi i Theo Hernandez do të jetë Himenez. Nëse nuk luan në skuadrën e parë, do të luajë te ‘Milani i së ardhmes’. Nuk është e lehtë që të marrësh vendin e Teos, mirëpo me këtë projekt, ne i japim lojtarit mundësinë për të luajtur dhe për të patur minuta”.

JAMAL NË SERINË A – “Jamal do të luante në Serinë A nëse një skuadër do t’i jepte hapësira. Më kujtohet kur Sinisha i jepte hapësirë Donarumës. Rëndësi ka edhe qasja e skuadrës, duhet të besosh. Në Itali është problem kjo pjesë, sepse i duan futbollistët gati. Dhe nëse trajneri nuk sjell rezultate, e heqin menjëherë. Te Barcelona kanë një traditë tjetër, por është edhe fakti që luajnë me të njëjtin sistem loje që nga ekipet e akademisë deri në ekipin e parë.

Kujtoj që nuk kishin asnjë diferencë, vetëm emrin në fanellë. Në Itali, bashkë me trajnerin merr edhe idenë e tij të punës dhe filozofinë e tij. Me këtë projekt, po ngremë një bazë se çfarë duam të bëjmë dhe se si duhet t’i bëjmë gjërat. Duhet të bëjmë siç duhet gjërat që në ekipet e akademisë, që një talent të jetë i mbrojtur në rrugëtimin e tij të rritjes. Talentet janë e ardhmja dhe për këtë kemi përzgjedhur emrin “Milani i së ardhmes”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"