Milani nuk heq dorë nga Armando Broja, “Djalli” për pazar në Londër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 10:03

Milani nuk heq dorë nga Armando Broja, “Djalli” për pazar në Londër

Milani nuk heq dorë nga Armando Broja të cilit në orët e fundit i është shtuar mes ndjekësve edhe Evertoni. 22-vjeçari ka kërkesa dhe nuk është mister që Çelsi do të ishte i hapur për një shitje të mundshme. Gjithmonë kundrejt ofertës së duhur.

broja

Pikërisht shqiptari duket të jetë objektivi kryesor i vizitës që drejtuesit e Milanit po bëjnë në Angli. Problemet për të siguruar Zirkzen dhe pengesat e mëdha ekonomike për emra si Sheshko e Gimenez, detyrojnë kuqezinjtë që të synojnë dikë më ekonomik si Broja. Dëshira e drejtuesve të “Djallit” është ajo e huazimit me të drejtë blerje, teksa sulmuesi do të ishtë një shtesë e mirëfillte për vijën e parë e cila sivjet do të ketë detyrën të kompensojë golat që do të mungojnë prej largimit të Zhirusë. Mision i vështirë, por jo i pamundur për palët e përfshira në këtë marrëveshje që do ta bënte Armandon, shqiptarin e parë që vesh fanellën e Milanit në Serinë A.

DY TË TJERËT – Ndërkohë, kuqezinjtë te Çelsi synojnë Brojën, por edhe një kolegun e tij të repartit. Bëhet fjalë për Karni Çukvuemekën i cili ishte pranë kuqezinjtë që në janar kur “Blutë” dogjën të gjithë konkurrencën dhe e morën në gjirin e tyre. Katër gola në 12 ndeshje ishte gjithçka ofroi sezoni i tij në Londër pasi u dëmtua, teksa Milani tashmë po vlerën mundësinë e huazimit me të drejtë blerje. Dy vjet më i ri se Broja, Çukvuemeka ka kaluar në të gjitha breznitë e kombëtareve të Anglisë, çka flet qartë për potencialin e tij.

I fundit në radhë, por jo nga rëndësia. Trevoh Çalobah është rikthyer në radarët kuqezi. Hapësira e pakët tek Çelsi e ka detyruar ta kërkojë gjetkë dhe Milani mund të jetë një opsion pavarësisht se nuk i mungojnë edhe ofertat nga skuadra të ndryshme angleze. Me një transferim në Serinë A, 24-vjeçari do të formonte një dyshe totalisht angleze me Tomorin në krahun e tij në zemrën e prapavijës së “Djallit”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"