Miqësore luksi për Vllazninë, kuqeblutë luajnë sot me Teutën në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 15:41

Miqësore luksi për Vllazninë, kuqeblutë luajnë sot me Teutën në “Loro Boriçi”

Në Shkodër do të zhvillohet sot një ndeshje miqësore mes dy skuadrave që kanë rivalizuar gjithmonë në Superiore. Vllaznia pret Teutën e trajnerit Edi Martini në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 18:00.

vllaznia

Do të jetë testi i dytë për skuadrën kuqeblu, pas eliminimit nga kupat e Europës. Fundjavën e kaluar Vllaznia mundi 1-0 Burrelin e Kategorisë së Parë, ndërsa sot përballet me një skuadër më të fortë dhe kjo ndeshje, edhe pse është miqësore, do të tregojë më shumë për gjendjen e djemve të trajnerit Tomas Brdariç.

Durrsakët po zhvillojnë fazën përgatitore në qytetin e Pukës dhe kanë përfituar për të luajtur këtë ndeshje testuese me Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"