Miqësore me 4 gola/ Tirana ndahet në “paqe” ndaj Ballkanit të Ilir Dajës, ja cilët ishin autorët e golave te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 20:42

Miqësore me 4 gola/ Tirana ndahet në “paqe” ndaj Ballkanit të Ilir Dajës, ja cilët ishin autorët e golave te bardheblutë

Tirana zhvilloi miqësoren e radhës në orën 18:00 në stadiumin e Ohrit. Këtë herë kishin përballë një ekip edhe më të fortë se sfiduesi i parë, sepse luajtën me Ballkanin e Ilir Dajës në duelin që përfundoi në barazim 2-2. 

2-2

Vlen të theksohet fakti se miqësorja e parë për bardheblutë ishte me Strugën dhe u humb me shifrat 1 me 0.  

Në të dytën të zhvilluar sot në stadiumi “Biljanini Izvori” të Ohrit ishin Përgjoni dhe Jonuzi që shënuan për kryeqytetasit e Bledi Shkëmbit, teksa i gjithë takimi u mbyll në paqe. 

Tirana po vazhdon përgatitjet intensive në Ohër në kuadër të turit të parë të Conference League kundër Torpedo Kutaisit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"