Miqësore me 6 gola, Dinamo bind në testin ndaj Dinamos së Ferizajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 23:05

Miqësore me 6 gola, Dinamo bind në testin ndaj Dinamos së Ferizajt

Një ditë para se të niset drejt Italisë, ku do të zhvillojë një pjesë të mirë të fazës përgatitore, Dinamo zhvilloi miqësoren e dytë në Arbanë. Blutë u ndeshën ditën e sotme me Dinamon e Ferizajt, në duelin ku kryeqytetasit e Dritan Mehmetit triumfuan me rezultatin 4-2. Itodo, Meksi, Zabërgja dhe Jordi shënuan për Dinamo.

DINAMOOO

Golat kanë kënaqur trajnerin Mehmeti, teksa tashmë blutë do të vijojnë përgatitjet. I gjithë fokusi është te Superiorja që nis pas 1 muaji.   

Javën e kaluar Dinamo luajti miqësoren e parë po në Arbanë, ku u mund 1-0 nga Vora e Kategorisë së Parë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"