Miqësore me 6 gola, Vllaznia dhe Teuta dhurojnë spektakël/ Ja autorët që gjetën rrugën e rrjetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 20:16

Miqësore me 6 gola, Vllaznia dhe Teuta dhurojnë spektakël/ Ja autorët që gjetën rrugën e rrjetës

Miqësore spektakolare me plot 6 gola ndërmjet Vllaznisë dhe Teutës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi në barazim 3-3.   

WhatsApp Image 2024-08-03 at 20.15.37

Për Teutën, rrugën e rrjetës e gjetën Ergys Peposhi, Marku dhe Boci. Ndërsa për shkodranët, golat u shënuan nga Bekim Balaj, Kevin Dodaj dhe Ildi Gruda.  

Ekipet e Superiores vazhdojnë pa u ndalur fazën përgatitore. Gjatë përgatitjeve, janë zhvilluar edhe ndeshje të shumta miqësore.  Vlen të theksohet fakti se kampionati starton më datën 18 gusht.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"