Miqësore prestigji në Itali për Dinamon, edhe Parma kandidate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 17:18

Miqësore prestigji në Itali për Dinamon, edhe Parma kandidate

Pas disa javësh përgatitje në Arbanë, blutë do të lënë kompleksin e tyre më 20 korrik, kur do të udhëtojnë drejt Italisë. Ashtu si verën e kaluar, drejtuesit e Dinamos kanë vendosur që një pjesë të fazës përgatitore ta zhvillojnë në vendin fqinj.

dinamo2-632x450-1

Aty do të qëndrojnë tri javë dhe për të kolauduar grupin do të luajnë edhe disa ndeshje miqësore, ku kundërshtarë do të jenë skuadra vendëse. Mes kandidatëve, sipas burimeve të gazetës pranë klubit kryeqytetas, është edhe Parma, një emër shumë i njohur i futbollit italian, që është kthyer tashmë në Serinë A. Do të ishte një test luksi dhe prestigji për Dinamon, që sezonin e ri synon të hapa të rëndësishëm përpara, duke shkuar të paktën në Kupat e Europës.

Edhe kundërshtarët e miqësoreve të tjera do të jenë skuadra të forta dhe stafi teknik do të ketë mundësinë të shohë gjendjen e të gjithë lojtarëve para nisjes së sezonit dhe të gjejë formacionin e përshtatshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"