Miqësorja e parë/ Skënderbeu start me humbje, skuadra greke i shënon 3 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 20:34

Miqësorja e parë/ Skënderbeu start me humbje, skuadra greke i shënon 3 gola

Skënderbeu humb testin e parë miqësor të zhvilluar kundër Kalitheas në Greqi. Në daljen e parë për këtë sezon korçarët kanë humbur me rezultatin 3-0 ndaj ekipit, që sapo është ngjitur në elitën e futbollit grek në ndeshjen e zhvilluar dje në Ptolemaidha. Një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë vendosën gjithçka.

Skenderbeu

NDESHJA – Skënderbeu e nis menjëherë në sulm takimin, duke u munduar që të zotërojë fushën dhe të imponojë lojën e vet te kundërshtari. Që në nisje korçarët kanë një rast ideal, me Jurin, që hyn bukur nga e majta e sulmit dhe pason në qendër te Liço, që tenton goditjen, por topi përfundon jashtë. Kalithea mundohet të reagojë dhe shton sulmet në zonën korçare. Gjithsesi, Liço dhe Bismark shfaqen rrezikshëm në zonën mike, por pa finalizuar si duhet.

Loja më pas zhvendosët në mesin e fushës me shumë gabime nga dy kampet, që mundohen të ndërtojnë lojën e tyre, pa rrezikuar portat respektive. Vetëm disa çaste para fundit të pjesës së parë Kalithea kalon në avantazh. Vendësit fitojnë një goditje dënimi dhe përmes një ekzekutimi perfekt nga Matia, arrin të shënojë golin e epërsisë duke çuar ekipin grek në avantazh në pjesën e parë. Fraksioni i dytë nis me ndryshime nga dy ekipet.

Vendësit vijojnë të kërkojnë më shumë nga ky takim duke shtuar presionin. Në minutën e 52-të takimit vendësit shënojnë golin e dytë duke çuar rezultatin 2-0. Në minutat e fundit të ndeshjes janë sërish grekët, që gjejnë golin e tretë në një sulm të shpejtë, duke mbyllur gjithçka me rezultatin 3-0.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"