Miqësorja e fundit në tokën sllovene, Egnatia mposhtet nga klubi malazez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 19:07

Miqësorja e fundit në tokën sllovene, Egnatia mposhtet nga klubi malazez

Egnatia i ka dhënë fund sot ndeshjeve miqësore në Slloveni, me një sfidë përgatitore kundër ekipit malazez të Buduçnost. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kishte barazuar me shifrat 2-2 ndaj Ruzhomberok dhe Mariborit në dy ndeshjet e mëparshme, por sot ka pësuar humbjen e  parë të fazës përgatitore.

egnatia

Përballë skuadrës malazeze, ka qenë i rikthyeri Redi Kasa ai që është bërë protagonist në fundin e pjesës së parë, duke gjetur golin e avantazhit për ekipin rrogozhinas. Por malazezët kanë barazuar rezultatin para fundit të pjesës së parë dhe më pas në fund të ndeshjes, kanë gjetur edhe golin e fitores 2-1.

Tanimë Egnatia do të kthehet në Shqipëri për t’u përgatitur këtu për ndeshjet e Ligës së Kampioneve ndaj Borac të Bosnjë Hercegovinës. Ndeshja e parë e skuadrës rrogozhinase është në transfertë, ndërsa do të luajë të dytën më pas në fushën e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"