Miqësorja e parë e Interit/ Taremi i kudondodhur, edhe portieri jep sinjale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 15:14

Miqësorja e parë e Interit/ Taremi i kudondodhur, edhe portieri jep sinjale

Një fitore në startin e sezonit edhe pse në një ndeshje miqësore është pozitive, nisur nga fakti që Interi vinte me një organikë të cunguar dhe ndaj një rivali që të shtunën do të luajë në kampionat dhe të mërkurën në Champions kundër Murinjos.

taremi

Kjo do të thotë se janë në formë. Interi në fakt fitoi 3-2 falë sulmuesit Mehdi Taremi për të festuar ditëlindjen e tij të 32-të me dopietë dhe asist. Ai nuk zhgënjeu në ndeshjen e parë. Bëri shumë sponda, fitoi duele në ajër dhe tregoi karakter dhe formë të mirë fizike. Sensin e golit e ka të shkëlqyer dhe ishte protagonist në kontekstin e lojës. Mori duartrokitje nga të gjithë. Por i gjithë Interi mund të jetë i lumtur për ndeshjen e parë.

Sinjale pozitive dhanë gjithashtu edhe Mkitarian dhe Korrea, i cili ka treguar se është në formë dhe mund të merret vesh mirë me ish-sulmuesin e Portos. Edhe portieri bëri një pritje të shkëlqyer gjatë ndeshjes edhe pse mrekullinë e vërtetë e ka bërë Di Xhenaro në fund. Mes të rinjve të aktivizuar nga trajneri Aido dhe Kamate bënë disa minuta shumë të mira. Radu ishte i vetmi lojtar që nuk mori minuta nga trajneri Inzagi si për të treguar se për të nuk do të ketë më vend në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"